Lajme

Shqiptaro-amerikani Bex Aliu pritet të jetë ambasador i ShBA-së në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:12 / 15 February 2025

Artur Krasniqi nga Bashkësia e Popullit të Zotit deklaroi se shqiptaro-amerikani Bex Aliu pritet të jetë ambasador i ShBA-së në Kosovë, raporton Demos.

”Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë në fushën e diplomacisë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Lajm i mrekullueshëm:

Republika e Kosovës do të ketë nderin të mirëpresë si Ambasador të radhës të SHBA-ve në Republikën e Kosovës shqiptaro-amerikanin z.Bex Aliu.

Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë në fushën e diplomacisë.

Z. Aliu ka studiuar mjekësinë në Universitetin e Prishtinës.

(Mirë që tash më s’mund të ankohemi se amerikanët s’po bëjnë kurgjo. Tani kemi dikë që është edhe amerikan edhe shqiptar!)