6:52 / 13 July 2023
Në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku, në Kanal10, duke komentuar dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës, gazetari Arben Ahmeti ka thënë se kjo që ka ndodhur ka qenë fatkeqësisht e pritshme dhe e frikshme.
Sipas tij dhuna në Kuvendin e Kosovës është bërë e zakonshme dhe momentalisht shteti i Kosovës nuk është funksional.
Nuk është funksional sa i përket diplomacisë, qeverisjes së brendshme dhe nga sot as sa i përket jetës institucionale”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se sot përtej partive të gjithë duhet të jemi të shqetësuar me fatin e Republikës