Dogana e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka marr nën menaxhim të saj edhe terminalin doganor në Pejë ngjashëm si terminalin doganor në Merdar.
Ndërkaq, zyrtari i PDK-së në Komunën e Pejës, Bashkim Podrimqaku ditë më parë kishte thënë se Qeveria Kurti ka mbyllur terminalin doganor në Pejë, shkruan Kosovanews.
Përmes një postimi në facebook, Podrimqaku kishte alarmuar qytetarët duke thënë se Qeveria e Kosovës ka mbyllur terminalin apo degën doganore në Pejë.
“Prej sot Dukagjini pa terminal. Mbyllet terminali ne Peje. Prej sot Peja, Gjakova, Deçani, Klina, Istogu, Juniku mesin pa sherbime doganore ! Qeveria e Kosoves e mbylle degen doganore ne Peje”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe, pas skadimit të licencës për operim të terminalit të Pejës, Dogana e Kosovës ka dakorduar kushtet me operatorin për të marr në operim të përkohshëm këtë terminal, me qëllim të vijimit të ofrimit të pa ndërprerë të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomik, ngjashëm si në aranzhimet në Merdar.