Publicisti dhe ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi thotë se PDK-ja dhe AAK-ja, janë dy parti politiek që kanë fryrë listat e veteranëve për ta blerë përjetësisht votën e tyre.
Ai përmes një postimi në facebook, thotë se nuk duhet të shpërblehen falsifikatorët, por duhet të ndëshkohen.
Ai shkruan se, veteran Kosova duhet t’i shpërblejë veteranët e vërtetë me pagë të dinjitetshme, e jo ta nënçmojë sakrificën e tyre me paga minimale.
Por, sipas tij, kjo nuk arrihet pa i hequr nga lista falsifikatorët.
Loshi ka kërkuar nga qyetarët që t’i raportojnë veteranët e rrejshëm.
Postimi i plotë:
Nuk ka një mënyrë tjetër për me ua rritë të ardhurat veteranëve, pos me i identifiku veteranët e rrejshëm dhe me i heqë ata nga listat. Memli Krasniqi, si një politikan më i moderuar se paraardhësit e tij, duhet ta kuptojë se PDK-ja, të cilën ai e drejton tani, duhet ta bazojë votën e vet në programin politik e jo në skema përfituese, ku “veteranët” mobilizojnë votën e tyre dhe të familjeve të tyre kryesisht për PDK-në dhe AAK-në.
Të rinjtë e AAK-së duhet ta bindin “heroin” e tyre se është tërësisht gabim kur mbështetë dhe stimulon falsifikatorët. Pra, PDK-ja dhe AAK-ja thënë thjesht e troç, janë dy parti politike që kanë fryrë listat e veteranëve për ta blerë perjetësisht votën e tyre. Pse të shpërblehen falsifikatorët kur ata duhet të ndëshkohën?!
Kosova duhet t’i shpërblejë veteranët e vërtetë me pagë të dinjitetshme, e jo ta nënçmojë sakrificën e tyre me paga minimale! Por kjo nuk arrihet pa i hequr nga lista falsifikatorët.
Kosova nuk është shtet i huaj, është shteti ynë dhe ne duhet ta ndihmojmë atë që ai të na ndihmojë ai neve. Raportoni veteranët e rrejshëm kudo që mundeni dhe ju vie në shtek së pari: në prokurori, në polici, në AKI, në media… Mos ua falni dakikun! Shtetin që e kemi krijuar me gjak po na e rrezikojnë falsifikatorët! Kjo nuk bën të ndodh!