Lajme

Shtyrja si strategji: Plani i VV-së për dobësimin e opozitës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:37 / 4 June 2025

NGA: FATON MEHMETI

Albin Kurti është i interesuar për shkuarjen në zgjedhje, por jo tani. Andaj, po e shtyn sa më shumë që mundet procesin e konstituimit të Kuvendit. Strategjia e tij degëzohet në dy drejtime: dobësimin e opozitës dhe zgjidhjen e çështjes së presidentit të ardhshëm. Sa më shumë të shtyhet procesi i konstituimit të Kuvendit, dhe për pasojë të afrohet dita e zgjedhjes së presidentit të vendit, aq më afër qëllimit të tij është Kurti.

Synimi i tij është lënia jashtë Kuvendit e AAK-së, ndoshta edhe e Nismës, duke shpresuar që votat e tyre t’i kalojnë Vetëvendosjes, ose eventualisht të “detyrohet” ndonjë nga partitë e mëdha të hyjë në koalicion, me përfshirjen në pazaret politike edhe të postit të presidentit të vendit.

Kreu i VV-së nuk është i interesuar për koalicion me Nismën, një koalicion të brishtë që, në rast të pamundësisë për të zgjedhur presidentin, do të konsiderohej si fitore nga opozita. Kalkulimet politike të z. Kurti shkojnë në drejtim të krijimit të një qeverie të qëndrueshme për një mandat katërvjeçar, pa rrezikuar nga ndonjë faktor opozitar.

Albini, që për një kohë të gjatë ka qenë në rolin e opozitarit, e di shumë mirë se një qeveri e brishtë goditet më fort, dhe për rrjedhojë opozita fiton poena politikë. Kjo gjendje i shkon në favor dhe ai do ta vazhdojë sa të mundet.

Opozita mund t’i prishë planet z. Kurti, por për shkak të paaftësisë për të lexuar siç duhet lojën e tij, po bie në grackë. Në të kundërt, “loja” e z. Kurti do të ishte djegur qysh moti.