Lajme

Shuplakat e Hashimit e rrahën tërë Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:34 / 4 September 2022

NGA: DEDË PREQI

Është ish ambasadori Gjergj Dedaj, që e nxiti këtë artikull dhe janë edhe disa nxitës të tjerë, që po shkruajnë me eufori dhe fjalë vetëm sa për të mbushë faqet e gazetave tona dhe jo fjalë që komunikojnë me publikun dhe përafrojnë opinionin tonë. Sikur janë disa shtysa që mund të veprohet edhe kur asaj i kundërvihen ide të krisura, pasi zakonisht është armiku që na i dikton metodat e mbrapshta dhe metodat shpeshherë janë më të fuqishme se idetë, të cilave u japim formë dhe sharm, por më në fund e nxjerrim fytyrën e kombit tonë në pasqyrën e botës.

Duhet ta njohim mirë Gjergj Dedaj, por edhe preardhjen e tij nga një familje atdhetare, e cila kaloi nëpër shumë sfida përballë armiqëve të kombit tonë, edhe pse e dëmtuar disa herë në periudhe të ndryshme dhe me humbje të madhe të familjarëve të saj, kjo familje i mbeti gjithmonë besnike dhe fisnike amanetit të parëve të vet, duke e ruajtë shembëlltyrën e tyre për komb dhe atdhe. Ish ambasadorin Gjergj Dedaj, të cilin e dekretoj vetë Hashim Thaqi, si ambasador në Maqedoninë e Veriut, nuk do të thotë se shuplakat e Hashimit, ia dhanë edhe këtë pozitë, edhe pse kishte edhe shumë pozita të tjera në qeveritë e Kosovës, i cili e ka merituar apo se ka merituar, sikur edhe të tjerët, që ish presidenti i vendit ua ka bërë vendin aty ku i ka konvenuar atij dhe klanit të vet. Gjergj Dedaj dhe të tjerët, si ambasador të Kosovës, të akredituar përmes Ministrisë së Jashtme dhe presidencës së Kosovës, nëpër vendet e ndryshme të rajonit dhe botës, nuk e kanë të garantuar dhe nuk e kanë me «tapi «, që të mbetën të përjetshëm në këtë pozitë apo tjetren.

Në kuptimin e vërtetë të fjalës, shuplakat e Hashimit, e rrahën jo vetëm Gjergj Dedaj (nëse do të është e vertetë), por shuplakat e Hashimit e rrahën tërë Kosovën, i cili edhe ndaj të tjerëve u sjellë në të njëjtën mënyrë, dhe pikërisht përmes këndvështrimit tashmë të diskutuar, sipas të cilit njeriu nuk duhet ta zotëroj dhe ta mbajë pushtetin me fuqi dhe pa dhënë llogari, por së pari ta zotëroj vetëvetën, dhe fuqinë ta përdor për të punuar, por edhe për të përhapur fronte të reja të punës dhe aq më shumë ti shtohet energji jetës dhe mirëqenjës së popullit të vet.