Lajme

Si i ndau Gazmend Muhaxheri subvencion për prodhimin e rakisë anëtarit të partisë së Sllobodan Millosheviqit?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:59 / 24 September 2025

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i kishte ndarë një subvencion Milos Dimitrijevic.

Ai mori 2,500 euro për blerjen e pajisjeve për prodhimin e rakisë, shkruan Insajderi.

Vendimi i vitit 2020 mban nënshkrimin e kryetarit Gazmend Muhaxheri.

“Lejohet ndihma prej 2500 euro për Milos Dimitrijevic nga mjetet e buxhetit komunal për financim për blerjen e makinave për prodhimin e rakisë“, thuhet në vendim.

Si i ndau Gazmend Muhaxheri subvencion për prodhimin e rakisë anëtarit të partisë së Sllobodan Millosheviqit? – Insajderi
Kush është Milos Dimitrijevic dhe lidhja e tij me SPS?

Dimitrijevic, është i njohur si një nga përfaqësuesit e strukturave paralele serbe në komunën e Pejës.

Ai në rrjete sociale shpërndan haptas aktivitetin e Partisë Socialiste e Serbisë (SPS), partisë së themeluar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Si i ndau Gazmend Muhaxheri subvencion për prodhimin e rakisë anëtarit të partisë së Sllobodan Millosheviqit? – Insajderi – sps
Ai në të kaluarën është prezantuar edhe si “kryetar i komunës serbe të Pejës”.

Në anën tjetër, mediat serbe i referohen atij si anëtar i SPS, dhe sipas raportimeve ai ishte kandidat për deputet nga kjo parti. /Insajderi.org