...

Lajme

Si mund ta mbështes këtë opozitë kaq të dobët?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:59 / 10 September 2024

NGA: FATON MEHMETI

Të qenurit gazetar përballë situatave të vështira, në veçanti në një mjedis të tillë, është një sfidë e madhe. Do të isha shumë i lumtur që vendi të kishte një pozitë dhe opozitë të shëndoshë, ku dominimi i vlerave do të kishte fjalën kryesore.

Në parim, jam për të qenë gjithnjë opozitar, por nuk mund të mbështes opozitën që nuk ka si qëllim Kosovën, por vetëm pushtetin. Ajo opozitë nuk skuqet për gabimet e të shkuarës, nuk kërkon falje dhe, për më tepër, irriton kur kritikon Albin Kurtin për gabimet që vetë i kanë bërë. E vështirë është të jesh në anën e kësaj opozite, edhe pse në thelb jam opozitar.

Të marrim shembull qeverinë Kurti: nuk është se ka bërë reforma në shëndetësi dhe arsim, dhe këto janë vazhdimësi e pushteteve të mëparshme të këtij grupimi opozitar. Edhe qytetarët kanë mbetur pa alternativë; ndonëse zgjedhjet janë në shkurt të vitit tjetër, qysh tani dihet rezultati, përkatësisht fituesi. Opozita duket se ëndërron ardhjen në pushtet, por vetëm në ëndërr; realiteti është ndryshe. Kjo opozitë e ka të vështirë ardhjen në pushtet, së paku jo me rrugën që po ndjek.

Nuk mund të mbështes një opozitë me milionerë brenda saj, të cilët e kanë krijuar pasurinë pa djersë dhe në kurriz të popullit. Më vjen keq që jam i detyruar të mbështes qeverinë, e cila është një dëshmi e qartë se sa keq kanë qeverisur ata që tani janë në opozitë. Me shpresën në sirtar, më duhet të besoj se do të ndodhë një mrekulli: kjo opozitë do të reformohet dhe së bashku do të kritikojmë qeverinë pa frikën se nesër mund të vijnë në pushtet të korruptuarit. Ndonëse e largët, shpresa vdes e fundit.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.