Nëse po planifikon pushimet së bashku me vjehrrën, sidomos ato që e kanë për herë të parë, duhet të lexoni sugjerimet e mëposhtme për të kaluar sa më mirë.
- Planifiko kohën
Ta kesh parasysh, do kesh shumë biseda me vjehrrën, ndaj mëso se çfarë pëlqen ajo dhe planifiko ditët. Nëse ti do të marrësh rreze, por vjehrrës i është tekur për një vizitë nëpër qytet, parashtro dëshirën tënde dhe idenë gjeniale se mund t’i bësh të dyja.
- Shmangu me lezet
Të duhet pak kohë edhe me personin e zemrës, sigurisht. Një takim romantik buzë detit dhe një koktej vetëm me atë është perfekt. Për sa i përket vjehrrës, thuaji që vendi ku po shkoni ka vetëm rini dhe muzikë “upsi-dupsi” dhe do të të lërë të qetë.
- Lëre të ndihet si profesioniste
Nëse po të kritikon mënyrën si bën punët, rregullon krevatin, apo lë valixhen, thuaji të të mësojë sepse ty të pëlqen shumë rregulli i saj. Kështu, do t’i bësh qejfin dhe me siguri do marrësh edhe një organizim falas. Një vjehrrë që merr komplimente është një vjehrrë e lumtur.
- Mos ndrysho rutinën
Mos ndrysho zakonet e tua dhe të partnerit/ es. Gjithmonë merr kohë për veten dhe mendo në të mirën e përbashkët. Gjithashtu, vish ç’të duash dhe mos mendo se vjehrra po të gjykon, sepse nuk po e bën. Ose nëse po e bën…epo, ti nuk ke ç’bën, ndaj mos e mbaj mendjen aty.