Lajme

Sibel Halimi mbështet Lumir Abdixhikun: Reforma e LDK-së është një proces, jo një moment

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:26 / 29 January 2026

Zyrtarja e LDK-së thekson se ndryshimi i vërtetë kërkon guxim, qëndrueshmëri dhe mbajtje të përgjegjësisë ndaj historisë së partisë.

Zyrtarja e LDK-së, Sibel Halimi, ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për kryetarin Lumir Abdixhiku, duke theksuar se reforma që ka nisur në LDK nuk është një stacion i përkohshëm, por një proces i gjatë që kërkon qëndrueshmëri dhe vizion.

“Guximi për ta hapur këtë rrugë erdhi nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai përfaqëson një mënyrë tjetër të të bërit politikë, pa spektakël dhe pa duartrokitje të menjëhershme, duke i besuar procesit më shumë sesa momentit”, ka thënë Halimi.

Ajo ka shtuar se çdo vendim i kryetarit peshohet nga historia e partisë dhe se përkrahja e saj nuk është personale, por parimore, për një drejtim që synon ta mbajë LDK-në besnike ndaj vlerave të saj dhe të përgjegjshme ndaj kohës.

Halimi ka theksuar gjithashtu rëndësinë e pluralizmit të brendshëm dhe se reforma e nisur është fillimi i një pjekurie të re për partinë, duke e konsideruar LDK-në në gjendje të kapë mundësinë për t’u ripërkufizuar dhe modernizuar politikisht.