Lajme

Sinani: Shprehim një falënderim të ngrohtë për Qeverinë e Kosovës për vendimet e mrekullueshme të marra sot për Luginën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:14 / 29 December 2023

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginë të Preshevës, Ardita Sinani ka falemnderuar Qeverinë e Kosovës për vendimet që sot i ka aprovuar për qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Postimi i Ardita Sinanit

Me krenari dhe motiv, duam të shprehim një falënderim të ngrohtë për Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimet e mrekullueshme të marra në mbledhjen e tyre të 180-të. Këto hapa të rëndësishëm janë një frymëzim dhe një motiv shtesë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës🌟
Miratimi i Projektligjit për Shtetësinë e Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të procesit të fitimit të shtetësisë për banorët e Luginës së Preshevës.
Projekt-udhëzimi administrativ për licencimin e profesionistëve të shëndetësisë nga ky rajon dhe mbështetja për specializantët me vetëfinancim janë gjestet që nxisin zhvillimin e profesionistëve lokalë në fushën e shëndetësisë 💼💉
Në të njëjtën kohë, Propozim-vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi I Projektit: Ndërtimi I Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë-Bresalls tregon përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës🏢🏞️
Këto veprime tregojnë përkushtimin e vazhdueshëm dhe një vizion të qartë për të fuqizuar dhe zhvilluar Luginën e Preshevës përmes strukturave të qeverisë dhe institucioneve 🌍
Faleminderit Kryeministër Albin Kurti 🙏
Faleminderit Qeveria e Republikës së Kosovës