Në bazë të asaj që sonte ka thënë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kryeministri shqiptar Edi Rama është pjesë e konspiracionit që do të çonte drejt arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. Qysh saktësisht?
Hasani ka thënë në T7 që beson se ideja e korrigjimit të kufijve nuk ishte e presidentit Thaçi por e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, tha fillimisht ai.
Këtë ide sipas Hasanit, Rama nuk e kishte dhënë për të arritur një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë sa për ta delegjitimuar politikisht ish presidentin Thaçi i cili ndodhet në një proces gjyqësor në Hagë.
“Unë kam besu edhe sot besoj që ajo ide ka pas delegjitimimin e Hashim Thaçit që kur të shkon në Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”, ka deklaruar Hasani.