Lajme

Situata në vend, Memli Krasniqi: Krejt fajet i ka Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:43 / 5 July 2023

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se fajin për krejt situatën e ka kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Këto deklarime i bëri në një paraqitje televizive në T7, ndërsa shtoi se nuk përkrah një qeveri tjetër me këtë legjislaturë aktuale, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, nuk duhet të ketë kombinatorikë dhe se mandati duhet t’u kthehet qytetarëve.

”Nëse do të kishte mundësi me rrëzu me mocion, njeriun që i vjen kërkesa jam unë. Por nuk e krijoj një qeveri me këtë legjislaturë. Sot publikisht nuk duhet të ketë kurrfarë kombinatorike, mandate duhet me iu kthy qytetarëve, apo mendojnë që munden me fitu vota, po thonë kemi me i fitu 60-70%, bujrum”, ka thënë Krasniqi në Pressing.