Situata në veri është tensionuar, teksa nuk po mungojnë edhe reagimet e shumta lidhur me situatën.
Një reagim nuk ka munguar edhe nga këngëtari i njohur, Blero, shkruan lajmi.net.
Ai reaguar pas sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas këngëtarit jo çdo herë Amerika e ka mirë.
Krejt kjo sepse sipas tij nëse gjithmonë e kanë mirë do të thotë që “veç je tu ja bo rrafsh, e miku i mirë s’ta bën rrafsh”.
“S’dmth Amerika me pas mir gjithmonë ose t’drejt gjithmonë, se at’her ti veq je tu ja bo rrafsh e miku i mir s’ta bon rrafsh për gjithcka miqt e mir edhe t’sinqert mbahen gjithmonë. Miqt e rrejshëm i ndan interesi, nëse 1 mik i jemi ma ka ndërtu një shtëpi do të jemi falenderus tonë jetën dhe kom me u mundu me ja kthy njejtë, por kjo nuk do të thotë që miku jem ka drejtën me bo ligjin n’shpi tem, veç pse ai ma ka ndërtu.”, shkroi ai./Lajmi.net/
