Lajme

Situata në veri/ Gjinovci: Kurrkush ma mirë se Albini nuk mundet me e zgjidhë këtë çështje kaq delikate

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:59 / 6 November 2022

Në veri të Kosovës sot u mbajt një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS – Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Për këtë ka reaguar aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci.

Ai ka thënë se çështja e veritu duhet të zgjidhet përfundimisht dhe sipas tij, politikan e cili mund ta bëjë këtë është Albin Kurti.

“Çashtja e veriut duhet me u zgjidhë niher e mirë, me çfarëdo çmimi. Kurrkush ma mirë se Albini nuk mundet me e zgjidhë. S’ka politikan ma me integritet në Kosovë për me zgjidhë ni çashtje kaq delikate”, ka shkruar ai.