Lajme

Sjellja fisnike e ministres Arbërie, turpëron lakejtë e PAN-it!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:40 / 16 October 2022

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Drama, me skenar e regji të PAN-it dhe SHIK-ut të tij, ende vazhdon. Bukëshkalë, krerët e manipuluar të SBASHK-ut, me dorën e zgjatur të ministres të Arsimit, Arbërije Nagavci, vazhdojnë destruktivitetin, me ngutinë për të pambushur skenarin e PAN-it. Qëllimi është paralizimi dhe pengimi i Qeverisë Kurti, në perspektivë për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Edhe njëherë po dëshmohet sa helmatisëse janë partitë-banda të PAN-it, me armën-gjarpër të tyre, SHIK-un, si një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, e cila ka vazhduar përgjakjen anepërtej vendit, duke i veshur në zi shumë mijëra familje dhe duke ia shtuar jetimët, bonjakët Kosovës.

Ligji i përbotshëm, ashtu edhe ai i Kosovës, përkufizon normën ligjore, se kush nuk punon, nuk paguhet. Dhe, kjo është e mjaftueshme, për të reflektuar dhe kërkuar ndjesë, për dramën artificiale të shkaktuar, në mohimin e një të drejte kushtetuese e hyjnore, për 318 nxënës, të ardhmes të Kosovës tonë.

Synimi ishte kolapsi, paralizimi i Qeverisë

Si mizat në fëlliqti kundërmuese, u ngarruan, vrapësisht e ndyrësisht, opozita në Parlament, shumësia absolute e mediave, me gazetarë, analistë anarkistë e banalistë, në sulmin frontal, ballor, duke ndërsyer krerët e SBASHK-ut, ta nismojnë dhe ta vazhdojnë grevën, në kohë të pakufizuar. Misioni i zi i PAN-it, për ta hequr qafe Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, sepse në programin e saj, si parësi, ka vënë luftimin e krimit dhe të korrupsionit, përkatësisht, kriminelët dhe hajnat, të cilët kanë vrarë e vjedhur, zhvatur e grabitur shtetin më të ri të botës, shtetin e Kosovës.

Realisht, në kushtet e krijuara me rritjen e inflacionit, rrogat nën 500 euro, konsiderohen të mangëta, të pakta, për ta përballuar një jetë normale. Por, krahasuar me shërbyesit civilë dhe disa kategori të tjera, pagat në arsim janë, goxha, më të larta. Pavarësisht nga ligjshmëria për të grevuar, koha e zgjedhur dhe shtrirja e grevës, në shumë sindikata-njëherësh, synimi ishte kolapsi, paralizimi i Qeverisë Kurti, si parathënie të rrëzimit të saj. “Greva mund të zgjatë edhe muaj të tanë”,- shantazhonte kukulla e SBASHK-ut, Jasharaj. Slogane si ky, ishin të PAN-it dhe SHIK-ut të tij.

Fjala argumentuese, anatomia që i bëri grevës, kryeministri i vendit, në Parlament, denoncimi pse organizohet greva masive, i bllokoi krerët horrakë të grevës dhe ata që fshihen prapa kësaj maskarade kriminale. PAN-istët, ende pa filluar greva, kishin caktuar dhe shtrirë rrjetin merimangë, në të gjithë gjeografinë e Kosovës. Agjituesit, në stilin komunist stalinian, u jepnin infuzion kuadrove sindikalistë se: “Ju keni të drejtë, jo vetëm mos hiqni dorë nga plotësimi i kërkesave aktuale 100 %, por i shtoni ato, duke llogaritur edhe rritjen e përqindjes ekonomike!”

Që nga filli i grevës, një lider partie, ka munguar në ulësen e tij në Kuvend, duke bredhur në komuna, fshatra e shkolla, për ta mbështetur grevën dhe instruktuar grevistët, për ta vazhduar atë, deri në plotësimin 100 % të kërkesave megallomane, irracionale dhe idioteske, krahasuar me mundësitë reale buxhetore vendore, ngaqë disa kategori, sidomos ata me pagë minimale, paguhen, gati, sa gjysma e pagës në arsim. Ndërkohë, të gjithë kanë një familje, një gojë, një bark, një prapanicë!

Dhe, nga takimi në takim, i shtonin kërkesat! Edhe atëherë kur u plotësuan 90 % të kërkesave të SBASHK-ut, ata ngulmonin në plus 50 euro, që, sipas llogaritjes në beneficione për mësuesit, reduktohej vetëm në 16 euro minus. Dhe, për ato 16 euro grevonin, javë pas jave! Andaj, kishte të drejtë kryeministri, kur thoshte se: “Nuk është halli i parave, por, pengesë është Albin Kurti, se ua ka prerë taxhinë, tenderët, haraçin, ryshfetin, hajninë, të gjitha këto vepra kriminale, të bëra për më shumë se dy dekada radhazi nga PAN-i me SHIK-un e tij”.

Gënjeshtra për refuzim bashkëpunimi të Qeverisë me krerët e Sindikatave, doli blof. Sepse, përveç Arbërije Nagavcit, i priti presidentja, Vjosë Osmani, kryeministri Albin Kurti. Kreu i SBASHK-ut premtonte se “do të konsultohem me Kryesinë, me Këshillin grevist”. Por, në shkallaren e parë zbritëse të katit të Institucionit, kreu i SBASHK-ut jepte intervista përsëritëse, madje, fort shantazhuese, “greva vazhdon deri në plotësimin e plotë të të gjitha kërkesave tona!” Pra, “harronte” fare konsultimin e premtuar!