Lajme

“S’ka njeri në Kosovë që beson se Bedri Hamza mund t’i fitojë zgjedhjet”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:20 / 8 May 2024

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj është i ftuar në “Pressing”, të martën.

Ai pos kritikave ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kritikoi edhe opozitën, sidomos Memli Krasniqin pasi e kandidoi për kryeministër Bedri Hamzën.

Molliqaj ka thënë se nuk ka njeri në Kosovë që beson që Bedri Hamza mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“PDK-ja e ka dorëzu lojën në kuptimin politik. Nuk besoj që ka njeri në Kosovë që beson që Bedri Hamza do t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Molliqaj.