Lajme

Rron Gjinovci thotë se dy shtetet Serbia dhe Shqipëria janë “kundër Kosovës”, secila për arsye dhe në mënyrën e vet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:12 / 8 June 2025

Aktivisti dhe opinionisti Rron Gjinovci ka dhënë një deklaratë kontroverse dhe skandaloze lidhur me ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Në një postim në profilin e tij, Gjinovci ka pretenduar se të dy shtetet Sebia dhe Shqipëria janë “kundër Kosovës”, secila për arsye dhe në mënyrën e vet.

“Dy shtete fqinje kanë luajtur futboll prom, të dyja janë kundër Kosovës – secila në mënyrën dhe për arsyet e veta. M’u erdhi pak mirë që ndeshja përfundoi barazim, sepse nuk mund të gëzohet asnjëra,” ka shkruar ai, duke shtuar një simbol përqeshës në fund të postimit.