Lajme

S’kanë fund surprizat për Luizin, arrin rekord në Twitter

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:04 / 15 July 2023

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, festoi dje ditëlindjen dhe surprizat për të nuk kanë fund.

E gjitha dita për këngëtarin ka qenë e mbushur me urime nga mijëra fansat e tij. Mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale kanë qenë aq të shumta, sa ai ka arritur të thyejë një rekord në “Twitter”.

Hashtagu #hbdluiz (Gëzuar ditëlindjen Luiz) është përdorur 105 mijë herë në më pak se 24 orë, duke u bërë kështu trend në Shqipëri dhe Kosovë.

“Faleminderit të gjithëve. Zoti ju bekoftë”, shkruan Luizi pasi mësoi lajmin e bukur për të.