Ballina

Skender Hyseni kundër Abdixhikut: E ka pru LDK’në në nivel të AAK’së, këta punuan në zgjedhje kundër LDK-së…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:45 / 11 October 2022

Anëtari i LDK-së, Skender Hyseni, ka kritikuar kryetarin e partisë Lumir Abdixhikun për mungesë të guximit.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hyseni tha së Kurti po dikton politikat dhe qëndrimet e LDK-së.

“Heshtja e pjesës më të madhe të Kryesisë së LDK-së, ndaj kësaj poltike sa manipulative e poaq kalkulante instaluar nga Abdixhiku në këtë parti, ështe tregues i qartë që, tashmë, bërthama e VV-së brenda LDK-së është diktuese e politikave “opozitare”. Ka kohë që, përmes figurave si Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe 4-5 antarë tjerë në Kryesinë e LDK-së, Albin Kurti dikton politikat dhe qëndrimet e LDK”, ka shkruar ai.

Hyseni vazhdoi me Kritika të ashpëra duke thënë së këta e kan pru LDK-në në nivel të AAK-së.

“Këta janë ata që “LDK-në e kanë sjellë nivel të AAK-së” në zgjedhjet e fundit dhe askush tjeter. Sidomos jo ata që kanë bërë të pamundurën që mos të lejohet konsolidimi i bërthamës së VV-së në LDK. Nëse Abdixhiku do të donte të dëshmonte të kundërtën, ai duhet pa humbur kohë të deklarohet duke thënë se do te perdoret çdo mjet demokratik për ta larguar këtë formacion politik nga qeverisja, para se të bëhet vonë ka shkruar ai.