Lajme

Smajl Latifi gjenë betejën që e kërkoi që moti: Personalisht përballë Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:43 / 13 December 2024

AAK ka publikuar listën e kandidatëve për deputeteë, ku me numër 16 aty është kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Nga Rahoveci janë katër kandidatë, ku bashkë me Latifin aty gjendet një nga personat e afërt të tij në qytet, Ardian Rama, me numër 67.

Befason me numër Saranda Sallteku, e cila është me numër para kryetarit Latifi. Ka performuar gjithmonë fort në zgjedhje Lokale, por a do t’ia dalë në ato nacionale para figurave emblematike si Time Kadrijaj e të tjera, mbetet të shihet.

Aty gjendet edhe Afrim Dina, drejtori tjetër i Latifit, që synon të jetë një katalizator i bazës së votuesve të AAK-së për t’i ndihmuar shefit të tij në betejën e tij personale.

Është cilësuar gjithmonë se Smajl Latifi është i parrëzueshëm në komunën e Rahovecit, edhe nëse Albin Kurti kandidon – e kjo tash do të shihet më mirë kur dyshja kanë përballje direkte sepse Kurti nuk ka kandidatë të tjerë në Rahovec.