12:31 / 22 January 2023
Politologu dhe profesori Avdi Smajljaj, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 17-vjetorin e vdekjes.
Smajljaj në rrjete sociale ka shkruar se shumë persona të vegjël politikisht, e kanë keqpërdorur autoritetin e Rugovës. Sipas tij, këtë e kanë bërë për përfitime politike e personale.
POSTIMI:
Në 17 vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova, ndër të tjera kujtojmë urtësinë e tij dhe modelin e një udhëheqësi që përbrendësojë intelektualin dhe aktivistin politik.
P.S. gjithashtu rikujtojmë sa shumë të tjerë të vegjël politikisht keqpërdorën autoritetin e tij të madh për përfitime politike, materiale, personale, duke u rritur në emër të tij.