Lajme

Sneijder: Shqipëria do të jetë befasia e Evropianit (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:18 / 3 December 2023

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sot duke filluar nga ora 18:00 do të mësojë kundërshtarët në grupet e Kampionatit Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kuqezinjtë u kualifikuan në Evropian duke qenë të parët në grupin për kualifikime, duke lënë pas kombëtare si Republika Çeke dhe Polonia.

Legjenda e Holandës, Wesley Snejder ka thënë që ekipi që do të bëjë befasi në Evropian do të jetë kombëtarja shqiptare.

Kështu ka deklaruar në një intervistë të shkurtër për UEFA-n, duke përmendur edhe Jude Bellinghamin, që sipas tij, do të jetë lojtari i ri më i mirë.

Sipas Sneijder, golashënuesi më i mirë do të jetë Harry Kane, ndërsa lojtari më i mirë Kylian Mbappe.

Ndërkohë, ish-sulmuesi holandez e parashikoi Francën me Anglinë në finale të Evropianit. /Klankosova.tv.