Lajme

Sondazhi i fundit, Rron Gjinovci ‘godet’ opozitën: Albini shkëlqeu në këto pika!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:37 / 7 April 2024

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar në lidhje me rezultatet e sondazhit të publikuar nga UBO Consoluting.

Ai ‘goditi’ opozitën për kauzat e tyre fictive dhe akuzat për korrupsion.

Ndër të tjera, Gjinovci tregoi në cilat pika shkëlqeu Kurti gjatë qeverisjes së tij.

“Opozita nuk e ka kry punën e vet. I lan “mediat” dhe “gazetarët” me caktu çka është temë për diskutim politik në Kosovë, e këta të fundit për shkak te klikimeve u morën veç me veri dhe negociata. Albini në këto pika shkëlqeu. Rezultati 49.5% për VV-në, shto diasporën…”, shkroi ndër të tjera, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Opozita nuk e ka kry punën e vet. I lan “mediat” dhe “gazetarët” me caktu çka është temë për diskutim politik në Kosovë, e këta të fundit për shkak te klikimeve u morën veç me veri dhe negociata. Albini në këto pika shkëlqeu. Rezultati 49.5% për VV-në, shto diasporën…

Opozita ndërkohë përdor kauza fiktive, ma e gabumja e tyne është akuza për korrupsion. Është veç një tel që duhet me rreh: K E Q Q E V E R I S J A, apo qysh kish me thonë ni dost “skandali ma i madh i kësaj qeverie është mosqeverisja”. Ama tash është vonë, opozita nashta mushet men për zgjedhjet e 2029-ës.