Lajme

Sondazhi i UBO Consulting: Mbi 60% e qytetarëve të kënaqur me punën e Presidentes Osmani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:59 / 23 June 2025

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin janë publikuar të dhëna nga një sondazh i realizuar nga UBO Consulting, lidhur me perceptimin e qytetarëve për punën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas rezultateve, një përqindje e konsiderueshme e qytetarëve shprehen pozitivisht.

Konkretisht, 17.8% e të anketuarve janë “shumë të kënaqur” dhe 44.3% janë “të kënaqur” me punën e Presidentes, duke përbërë gjithsej 62.1% mbështetje pozitive.

Ndërkohë, 21.0% janë deklaruar si “të pakënaqur” dhe 12.6% “shumë të pakënaqur”, që në total përfaqësojnë 33.6% të pakënaqur.

Ndërsa 4.3% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje ose janë deklaruar të paqartë.

Ky sondazh ofron një pasqyrë të ndjeshme të perceptimit publik për performancën e kreut të shtetit në këtë fazë të mandatit të saj.