Lajme

Sonte finalja e madhe e ‘BBVA’: Produksioni paralajmëron një maratonë surprizash

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:38 / 25 May 2024

Janë bërë 133 ditë që kur filloj Big Brother VIP Albania 3, me një numër të madh të banorëve.

Tashmë kanë mbetur vetëm 5 finalistë, ku sonte njeri prej tyre do të shpallet fituesi i këtij edicioni, shkruan lajmi.net.

Finalja e madhe do të nis sot nga ora 21:00 dhe produksioni ka paralajmëruar një maratonë surprizave.

Njoftimi i plotë i produksionit në Instagram.

133 ditë! 5 finalistë! Bëhuni gati për të përjetuar emocionet më të forta nga një maratonë surprizash! Performanca ekskluzive dhe një garë që do të vazhdojë deri në momentet e fundit.

Në një edicion të Big Brother që nuk rresht së surprizuari. Finalja e madhe e Big Brother Vip, sonte ora 21:00 në Top Channel!

Kujtojmë, se finalistë janë Heidi, Egla, Meritoni, Romeo dhe Juli.