Lajme

Sorosi vazhdon turin e vizitave, pas Kurtit i shkon Ramës në Tiranë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:56 / 21 May 2023

Jo vetëm në Prishtinë. Djali i George Soros, Alexander, ka vizituar edhe Tiranën.

Ai ka shkuar në kryeqendër për një darkë punë, teksa njoftimin e dha vet shefi i ekzekutivit, Edi Rama, përcjell lajmi.net.

Rama, si rëndom, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, tha se biseduan për Shqipërinë e nxitjen e mëtejshme të nxënësve drejt teknologjisë digjitale.

“Me mikun e shtrenjtë Alex Soros pas një darke pune në Tiranë, ku folëm për Shqipërinë e rajonin dhe nxitjen e mëtejshme të nxënësve drejt teknologjisë digjitale”, shkroi kryeministri shqiptar.