Lajme

“Sovran me fjalë”- Edita Tahiri kritikon Qeverinë pas djegies së flamurit të Kosovës në Zveçan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:03 / 26 February 2024

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka fajësuar Qeverinë Kurti për mos-reagim lidhur me djegien e flamurit të Kosovës në Zveçan.

Tahiri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ky veprim ndodhi nën vëzhgimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Sovran me fjale, vezhgues ne sovranitetin e sigurise – djegja e flamurit te Kosoves ne veri kaloi me vezhgim te qeverise”, ka shkruar ajo.

Gjatë së shtunës në Zveçan është djegur një flamur i Kosovës. Për këtë veprim ka reaguar edhe KFOR-i.