Lajme

Spahiu: Gjasat e Abdixhikut për president janë rritur shumë pas Kuvendit zgjedhor në LDK

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:12 / 5 February 2026

Avni Spahiu, analist në T7, ka analizuar situatën për presidentin e Kosovës.

Spahiu ka pasur një interpretim interesant.

Sipas Spahiut, gjasat që Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, të bëhet president i Kosovës janë rritur shumë.

“Sa i përket presidentit, unë mendoj që pas fitores së Lumir Abdixhikut në Kuvend zgjedhor, gjasat më të mëdha për t’u zgjedhur president i ka Lumir Abdixhiku. Më duket se e kam elaboruar se pse Albin Kurtit nuk i konvenon Vjosa Osmani.

Gjasat e Lumirit për president tash janë rritur shumë. Albinit besoj shumë më shumë do t’i konvenonte që Lumiri të jetë president e jo Vjosa” – tha ai.