Lajme

Spahiu: Kosova rrezikon të izolohet si Shqipëria e Enver Hoxhës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:40 / 15 February 2024

Analisti dhe profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Kosova rrezikon të izolohet sikurse Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës.

Ai ka thënë se ky rrezik mund të vije nëse ne Maqedoninë Veriore vijnë në pushtet forca pro serbe, e që sipas tij, për këtë arsye shqiptarët atje nuk duhet të dalin me kandidatë për president.

“Nëse kemi forca pro serbe në Maqedoni, Mal te Zi e dimë cila është situata, edhe e dimë cili është qëndrimi i Edi Rames karshi Albin Kurtit dhe Vuçiqit në Shqipëri nga të gjitha natë Kosova rrezikon të të izolohet sikur Shqipëria e Enver Hoxhës”, ka thënë Spahiu.

Spahiu këtë e ka thënë duke folur edhe për raportet aktuale të Qeverisë së Kosovës me aleatët sidomos me ShBA-në pas deklaratës së ndihmës sekretarit amerikan O’Brien.

Zyrtari amerikan tha se nëse Qeveria e Kosovës nuk i trajton si partnerë, atëherë edhe ata nuk mund ta trajtojnë të tillë Qeverinë e Kosovës.

E Spahiu ka vlerësuar se një deklaratë e tillë nga SHBA nuk del në publik pa u diskutuar mirë.