Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit në cilësinë e dëshmitarit.
Spahiu ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se e ka në dorë Prokurorinë Speciale.
“Prokuroria është në dorën e PDK-së”, ka thënë Spahiu.
Megjithatë, një reagim të shpejtë e ka pasur sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi.
“Është shumë e padrejtë me ataku PDK-në për diçka që e dijnë krejt qytetarët që nuk është qashtu”, ka thënë Gjoshi.
Ndaj Gjoshit ka reaguar sërish analisti Spahiu, i cili ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka mundur ta largojë asnjë prokuror nga ndikimi i PDK-së.
“Unë nuk bana akuzë. Kështu është kur Kurti ka vendos një ministër të paaftë të drejtësisë dhe Kurti përgjatë këtyre viteve nuk ka arrit me çkap asni prokuror”, ka thënë Spahiu.
Ndërkaq, analisti Matoshi është shprehur i bindur se kryeministri nuk mund të ndikojë në sistemin e drejtësisë.
“Nuk mundet kryeministri me ndërhy në drejtësi o z.Spahiu”, ka reaguar ashpër Matoshi.