Lajme

Spahiu: Të vërtetën e luftës së UÇK mund ta kuptojmë përmes Gjykatës Speciale, tjerat janë rrena!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:41 / 9 November 2024

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ishte mysafiri i radhës në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV me auto Gazmend Morina.

Spahiu duke folur për historinë e Kosovës, veçanërisht për historinë e luftës së fundit, ka përmendur procesin që po zhvillojet në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Në mënyrën e duhur e mësojnë tash e mësojnë vec ata që e dëgjojnë gjykatën speciale në hagë, edhe po shihen sa rrena janë bë aty që tash vetë akterët e luftës. Tash po mohohet kur po thotë ai prokurori ke shkru qishtu në libër, ke bërë këtë, thotë jo kemi rrejtë, kemi ekzagjeruar, se edhe kemi bërë kështu nuk ka qenë ashtu. Problemi është se ata që kanë shkru libra mbas luftës kanë rrejtë shumë”, ka thënë analisti Nexhmedin Spahiu, raporton Veriu.info.