Lajme

Spahiu: U poshtëruam i gjithë qyteti nga sirenat, dhe Kurti u tërhoq në fund (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:24 / 1 August 2022

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu i ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me shtyerjen e zbatimit të masës së reciprocitetit me Serbinë.

Ai u shpreh se sirenat e mbrëmshme, kanë qenë një torturë për qytetin.

“Nuk guxon me dështu, me u torturu një qytet i tërë i cili në kushte normale ka diki 70 mijë banorë, plus 30 mijë në veri, verës kur vijnë mërgata Mitrovica mund t’i ketë 200 mijë banorë ose të paktën 150 mijë, jemi torturuar nga alarmi, sirenat për gjashtë orë të tëra”, u shpreh ai.

Spahiu tha se do të duhej të arrestoheshin personat të cilët e kanë ndezur alarmin, përcjell Klankosova.tv.

“Ishte një poshtërim tepër i madh, një torturim i qytetarëve, prishja e rendit dhe qetësisë publike, ku policia nuk e dinte ndoshta ku ndodhet ajo sirenë dhe me shku me ndalë ose me i arrestu ara njerëz të cilët i bën një torturë të tillë popullësisë. Nëse jo atë ditë, të paktën sot do të duhet ta dëgjonim lajmin se janë arrestuar personat që e kanë ndezur këtë alarm”, u shpreh tutje ai.