Lajme

Spahiu: Vizita e Kurtit në Shkup është pozitive, gjëja më e mirë e tij

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:05 / 5 August 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ky është pritur nga homologu i tij, Hristijan Mickoski.

Kjo vizitë e Kurtit është realizuar pak ditë pas skandalit në aeroportin e Shkupit, ku sigurimi i këtij aeroporti kishte tentuar t’ia marrë presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit telefonin privat për t’i bërë kontroll.

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu e vlerëson të duhur vizitën e Kurtit në kohën kur raportet mes dy vendeve janë ftohur.

“Vizita e Kurtit në Shkup është pozitive, gjëja më e mirë e tij”, ka thënë Spahiu.

Ai ka shtuar se Kosova duhet të marrë një kërkim falje nga Maqedonia e Veriut.

“Vjosa Osmanit nuk i ka ndodhur gjë, i ndodhi autoritetit të Kosovës”, ka thënë Spahiu.