Lidhur me temën e ditës se djeshme ka reaguar edhe analisti dhe publicisti i njohur Nexhmedin Spahiu
Postimi i plotë i Spahiut në rrjetin social facebook
“Duhet t’i gëzohemi çdo suksesi të njerëzve të etnisë sonë kudo në botë, por jo t’i barazojmë me ata që përfaqësojnë kombin tonë. Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë gjak I yni por nuk janë produkt I Kosovës, janë produkt I Zvicrës. Zvicra ka të drejtë të mburrret me ta e jo ne. Ne veç mund t”i gëzohemi suksesit të tyre. Ata nuk përfaqësojnë kombin tonë, por kombin zvicran. Nuk kemi të drejtë te mburremi me ta siç mburremi me trajnerin Driton Kuka , Majlinda Kelmendin, futbollistët Milot Rashica , Vedat Muriqi etj, që përfaqësojnë Kosovën. Askush nuk ka të drejtë t’i fajësojë Shaqirin e Xhakën përse nuk kanë tradhtuar Zvicrën e të luajnë për kombëtaren e Kosovës, por ata nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë. Patriotë zviceranë po”