Profesori Nexhmedin Spahiu ka kritikuar procesin e zgjerimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, duke e ironizuar atë në një postim në Facebook. Ai theksoi se në shekullin XXI, me teknologji moderne, ky projekt po zgjat 20 vite, ndërsa “një Zot e di kur do të përfundojë”, raporton Veriu.Info
Sipas tij, ndërtimi i hekurudhës Selanik-Mitrovicë, i nisur në vitin 1871 dhe i përfunduar pas dy viteve, ilustron efikasitetin e kaluar, kur punimet realizoheshin pa bulldozherë apo eskavatorë, duke u mbështetur në fuqinë e kafshëve dhe punëtorëve. Ai përfundoi duke vënë në dukje se “këtu shihet serioziteti i një shteti”.
Postimi i plotë:
Hekurudha Selanik Mitrovicë u nis në Selanik më 1871, arriti në Ferizaj më 1873, ndërsa në Mitrovicë më 1874. Kjo dmth që në kohën kur nuk kishte as bulldozherë as eskavatorë, dhe punët kryheshin me fuqinë e kafshëve dhe punëtorëve, hekurudha nga Ferizaj e deri në Mitrovicë u përfundua brenda 1 viti. Ndërsa në shekullin XXI me teknologji moderne zgjerimi I rrugës Prishtinë – Mitrovicë po zgjatë 20 vite dhe një Zot e di kur përfundon. Renovimi I të njëjtës hekurudhë që ka ndërtuar Sulltan AbdylAzizi për 1 vit, po zgjatë qe 20 vite dhe nuk dihet kur përfundon. Këtu shihet serioziteti I një shteti.