Lajme

“Spiuni, spiuni…”, Lajçi i reagon ashpër Haradinajt: Po don me na shti me votuar Kurtin, i ka mbetur vetëm edhe …

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:39 / 16 October 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po fyen diasporën me tubimet që po i mban me ta.

Ai i ka quajtur këto tubime kinemaski dhe shoubiz.

“I ka mobilizuar krejt konsullata, ambasada, kanë punuar gjatë e pastaj kanë shkuar atje, është kinemaski gjithë kjo, shoubiz. Do të ishte gjithçka në rregull sikur t’ua thoshte të vërtetën, p.sh.: Kurti nuk u tregoi atyre që i ka lënë ushtarët pa bukë, pa veshmbathje, pa uniforma, pra imagjinojeni. Është një mashtrim, një fyerje e mërgatës, pra ky nuk i respekton ata, s’ju ka shkuar katër vjet por vetëm tash pasi janë zgjedhjet ju shkoi por nuk besoj se do të mbërrijë t’i mashtrojë më”, ka theksuar Haradinaj.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Haradinaj po i shtyen me zor qytetarët që të votojnë për “spiunin” e Serbisë.

“Ju baj rixha juve n’mërgim, – aman, ia bleni nji gramofon se iu ka thye xhylpana; – i ka mbetë veç vija: – Kurti…Kurti…Kurti, mashtruesi, mashtruesi… spiuni…spiuni… spiuni!

– Po don me zor me na shti me votua kete far “spiuni t’Serbisë”, hahaha, veç edhe kanga i ka mbetë me ia knua; – ku je kanë Albin, votat plot mërgim… hahahahaha!?”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.