Lajme

Statovci: Me numrin 26, të vendosur dhe me guxim, për një fitore tjetër të madhe!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:34 / 19 December 2024

Kandidatja për deputete nga radhët e partisë “Guxo”, Jeta Statovci, ka ndarë pamje nga prezantimi i kandidatëve që u bë sot nga kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Kurti tha se Statovci ka një përvojë të pasur ndërkombëtare dhe si nënkryetare e Komisionit për Ekonomi nga partia ‘Guxo’ ka avancuar reformat që forcojnë zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Jeta Statovci me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe si nënkryetare e Komisionit për Ekonomi nga partia ‘Guxo’ ka avancuar reformat që forcojnë zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ajo sjell profesionalizëm dhe vizion të ri për një Kosovë më të fuqishme dhe të integruar, Jeta Statovci me numër 26” tha Kurti në prezantimin që i bëri kandidates për deputete, Statovci, raporton “Gazeta Blic”.

Statovci shkruan krahas video “Me numrin 26, të vendosur dhe me guxim, për një fitore tjetër të madhe”

Video e plotë: