Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se 1 Maji sërish bëri bashkë punëtorët e vjetër opozitarë dhe bashkëpunëtorët e kahmotshëm, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, raporton Gazeta Blic.
“U pa sërish se ato sot refuzuan votimin e fshehtë ende pa e dëgjuar emrin e kandidatit/es për kryetar/e të Kuvendit. Ky refuzim shpërfaqë mosbesimin që kanë ndaj deputetëve të tyre”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:1 Maji sërish bënë bashkë punëtorët e vjetër opozitarë dhe bashkëpunëtorët e kahmotshëm.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe sërish të pandashëm. Ato janë bërë bashkë për të mos i dhënë Kosovës institucione funksionale të dala nga zgjedhjet demokratike.U pa sërish se ato sot refuzuan votimin e fshehtë ende pa e dëgjuar emrin e kandidatit/es për kryetar/e të Kuvendit.
Ky refuzim shpërfaqë mosbesimin që kanë ndaj deputetëve të tyre.Kosova po mbetet peng i qasjes së tyre dhe mosbesimit që kanë ndaj të vetëve.
Jeta Statovci