4:00 / 25 August 2023
Në lidhje me deklaratën e fundit të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar deputetja e GUXO Jeta Statovci.
Postimi i plotë i saj në facebook:
Përderisa Serbia po minon dakordimin e Ohrit, duke lobuar kundër ekzistencës së Kosovës, kreu i LDK-së po lobon për përmbushjen e kërkesave të Serbisë sa më parë. Madje ai po paragjykon se Asociacioni përmbyllë procesin negociator me Serbinë.
Çfarë diplomacie është kjo; të japësh çdo gjë, atyre që po duan të na marrin gjethçka, madje publikisht, edhe në forume e takime për paqe?
Shumë lakmi për pushtet, e hiq konsideratë për shtet, të parën nuk ju garanton gjeopolitika në dëm të Kosovës, por vetëm populli i saj.
