Lajme

Statovci: Beteja e Koshares theu kufirin dhe mundësoi bashkimin shqiptar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:38 / 9 April 2023

Deputetja e Grupit Parlamentar të VV-së, Jeta Statovci, ka thënë se Beteja e Koshares ka mundësuar bashkimin shqiptar

Statovci ka thënë se me krenari përkujtohet kjo datë dhe se brigada 138 dhe operacioni “Shigjeta”, janë kulminacioni ushtarak i trimërisë së UÇK-së

Postimi i plotë:

Beteja e Koshares pasuron historinë e gjithë kombit shqiptar. Brigada 138 dhe operacioni “Shigjeta”, janë kulminacioni ushtarak i trimërisë së UÇK-së. Sot me krenari përkujtojmë këtë datë që na bën të ndiejmë dinjitetin e gjithë dëshmorëve, heronjve të lirisë tonë! Kjo betejë mundësoi bashkimin shqiptar, theu kufirin, mundësoi furnizimet për ushtarë dhe civilë. Lavdi e përulje për gjithë të rënët, vdekja e tyre u bë liria jonë!