Lajme

Statovci i reagon Vlora Çitakut: Angazhimi juaj në Washington, mos ishte vallë për t’i kthyer dhuratat Rankoviqit?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:34 / 21 January 2023

Deputetja e Guxo Jeta Statovci i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku e cila i është drejtuar presidentes së Kosovës duke thënë se presidentja i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Kosovës.

Statovci pyet Çitakun nëse angazhimi i saj në Washington ishte vallë për t’i kthyer dhuratat Rankoviqit.

“E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. “Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës”, paska thënë Vlora.

E po kjo qartazi fsheh pas vetës bindjen se Vlora, na e paska një farë të drejte që t’i ngushtojë këta kufijë kur e vlerëson ajo. Mbase këtu e gjejmë edhe shkakun e gjithë atij angazhimi të Vlorës në Washington sa ishte ambasadore, për të ja cunguar kufijtë Kosovës apo siç atëherë thuhej, për t’ja kthyer dhuratat Rankoviçit”, ka shkruar Statovci.