2:48 / 8 December 2024
Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka marrë pjesë në një tubim të organizuar nga Dega e Partisë Guxo në Zvicër, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Kurti, raporton Gazeta Blic.
Ajo në foton e publikuar në Facebook nga ky tubim, ka thënë se së bashku ndërtojnë të ardhmen, me guxim të pakompromis, partneritet të sinqertë dhe duar të pastra.
Postimi i saj i plotë:
Me guxim të pakompromis, partneritet të sinqertë dhe duar të pastra, e ndërtojmë të ardhmen së bashku!