Lajme

Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:34 / 4 July 2025

Deputetja e grupit parlamentar të VV-së, Jeta Statovci ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Madje ajo ka folur edhe për një marrëveshje të mundëshme midis LVV-së dhe Nismës Social Demokrate të Kosovës.
Statovci u shpreh se Nisma që në fillim ka deklaruar se ka vullnetë për bashkëpunim.
‘’Nisma që në fillim ka deklaruar se ka vullnet për bashkëpunim, por tashmë është bërë e ditur se ajo e ka pasur një parakusht për emërin e kryeparlamentarit’’, ka thënë Statovci.
Më tej deputetja e Kuvendit të Kosovës thotë se me këtë fuqi që ka, NISMA nuk mund ta marrë kryetarin e kuvendit.
‘’Me këtë fuqi që ka, NISMA nuk mund ta marrë kryetarin e kuvendit. Ne në grupin parlamentar nuk jemi pajtuar me këtë propozim të Nismës’’, ka shtuar ajo.