Lajme

Statovci: Në Prishtinë, kryetari dhe qytetarët kanë qenë në realitete të ndryshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:53 / 26 September 2025

Jeta Statovci bartëse e listës së partisë “Guxo” për asamblenë komunale në Prishtinë, ka thënë se gjatë kësaj qeverisje, kryetari ka jetuar në realitet tjetër me qytetarët.

Ajo ka përmendur premtimet e mëdha që ka dhënë kryetari aktual Përparim Rama, e që sipas saj po e përfundon mandatin pa i dhënë zgjidhje asnjë problemi.

Statovci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se realiteti është se qytetarët përballen me probleme nga ato më esenciale.

“Në Prishtinë kanë ekzistuar dy realitete, ku kryetari i komunës dhe qytetari kanë qenë në dy realitete tërësisht të ndryshme. Gjatë këtij mandati kanë qenë projekte të mëdha, megalomane dhe numër të madh të premtimeve dhe përfundon pa i dhënë zgjidhje asgjëje. Në rrafshin e realitetit të qytetarëve ka mungesa të nevojave më esenciale”, ka thënë ajo.