Lajme

Statovci: Osmani do të mbahet mend si një presidente shumë e mirë e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:37 / 4 April 2026

Deputetja e GUXO-s falënderon Osmanin për kontributin dhe përkushtimin ndaj shtetit.

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka falënderuar Vjosa Osmani për kontributin e saj gjatë mandatit pesëvjeçar në krye të shtetit.
Përmes një reagimi publik, Statovci tha se Osmani i ka dhënë një kahje të re politikës në Kosovë dhe i është përkushtuar vazhdimisht institucionit të presidencës.

Sipas saj, gjatë mandatit të saj, Osmani është pritur në qendrat kryesore vendimmarrëse të botës demokratike dhe ka punuar për të sjellë njohje dhe investime për Kosovën.

“Presidentja Osmani do mbahet mend si një presidente shumë e mirë e Kosovës, sepse ajo e do vendin dhe, më shumë akoma, e do demokracinë dhe lirinë”, ka shkruar Statovci.

Ajo shtoi se ka pasur nderin të bashkëpunojë me Osmanin jo vetëm në aspektin institucional, por edhe në nivel personal.

“Kam pasur nderin e bashkëpunimit me Presidenten, jo vetëm si institucion, por edhe si një grua e fuqishme, si një mike”, ka theksuar Statovci.