Deputetja e Guxo, Jeta Statovci ka komentuar vendimin e ZRRE për shtrejntimin e energjisë elektrike, ku thotë se kjo rritje është bërë për shkak të importit.Statovci për dokumentarin Expose thotë se duhet të kishte një raportim nga ZRRE lidhur me gjithë procesin.
“Këtu është edhe rëndësia e funksionalizimit të plotë të Kuvendit, sepse ZRRE është një organ që i raporton Kuvendit më saktësisht komisionit të ekonomisë, dhe besoj që në këtë rast edhe komisioni do të mund të merrte edhe imputet më të rëndësishme dhe kyqe karshi kësaj vendimmarrje të ZRRE, sepse ne kemi dorëzuar disa komente pavarsisht këtyre komenteve është e drejtë e ZRRE që të marrë vendime dhe qëndrime karshi vlerësimit në raport me cmimet. Ne kemi thënë qe disa herë, që në kuadër të argumenteve të prezantuar kjo rrjedhë pikërisht për shkak të nivelit të importit gjithashtu edhe cmimeve të energjisë karshi asaj sasie që është importuar, përkundër faktit që qeveria gjatë kësaj periudhe ka punuar në ngritjen e kapaciteteve tjera prodhuese të energjisë, qofshin ato përmes solare, erës dhe ato projekte që që janë në proces ndërtimi e sipër. Kjo padyshim nënkupton që do të ishte e rrugës që të kemi edhe një raportim nga ZRRE për të informuar më saktë dhe më drejtë, karshi këtij procesi“, tha ajo.Por pas vendimit të ZRRE për shtrejntimin e energjisë elektrike, ka filluar edhe ngritja e çmimit të shumë produkteve tjera esenciale.
Statovci thotë se në rast se ka ndonjë koordinim apo marrëveshje të fshehtë lidhur me çmimet, duhet të merret Autoriteti i Konkurencës, ku shton se edhe qeveria duhet të jetë pranë qytetarit dhe në mbështetje të tyre.“Ne e dimë që ka kriza edhe globale, Kosova është një treg i vogël, gjithashtu është edhe një treg i hapur që nënkupton që ka edhe një varësi nga importi, dhe importi pastaj afekton edhe cështjen e gjendjes ekonomike të brendshme, deri sa të kemi kapacitete të mjaftueshme prodhuese. Mirëpo nëse ne shohim se ka dicka të korrdinuar karshi cmimeve që ne po shohim zëra të një koordinimi në raport me cmimet atëherë besoj se edhe Autoriteti i Konkurencës duhet të veproj, sepse cështjet e koordimit të cmimeve ose marrëveshjeve të fshehta të cilët e pengojnë konkurencën e lirë janë të ndaluar me ligj dhe autoritetet të tilla duhet të shikojnë me vëmendje këtë situatë ta përcjell dhe aty ku është e nevojshme edhe të reagoj”
“Në këtë rast është cështje e Autoritetit të Konkurencës për të vlerësuar në qoftë se ka argument para ksaj, mirëpo edhe ne si qeveri ose në marrjen e qeverisë dhe funksionizimin e plotë të Kuvendit dhe pastaj edhe votimit të qeverisë dhe masave që pastaj ne duhet të jemi pranë qytetarit në mbështetje të tyre përmes mekanizmave që është pjesë e vlerësimit të qeverisë, që besoj që ne e kemi dëshmu që kemi vullnetin dhe gatishmerinë dhe e ndjejmë përgjegjësinë për të vepruar“, u shpreh ajo.Vendimi i ZRRE nuk ka prekur katër komunat veriore, ku nga ZRRE kanë deklaruar se për atje vendos Elektroserver, e lidhur me këtë çështje Statovci thotë se furnizuesi që operon në këto katër komuna ka licensën e furnizimit për ata qytetarë.
“Është kompetencë e ZRRE që bën vlerësimin karshi shpenzimeve dhe furnizimit me energjinë elektrike, ne e dim që ne kemi pasur një marrëveshje të vitit 2013 dhe 2015 e cila ne e kemi trashëguar në raport me energjinë dhe parimisht energjinë në 4 komunat në veri. Tarifat që i rregullon ZRRE janë tarifa për këta të cilët e kanë statusin e furnizuesit univerzal pra përgjegjësinë primare për ta furnizuar qytetarin dhe në këtë rast pra është KESCO, kurse tarifat tjera që ajo i rregullon kryesisht në komunat në veri ka të bëjë me përdorimin e rrjetit. Furnizuesi që operon në ato katër komuna në veri pra ka licensën e furnizimit për ata qytetarë, pra i furnizon dhe faturon karshi kompetencave të tyre dhe jo domosdoshmërisht shkon përmes rregullimit të institucionit në fjalë“, përfundoi ajo për GazetaBlic.