“Të gjitha problemet në Serbi janë të lidhura në një farë mënyre me ndikimin e Federatës Ruse, Evropa duhet ta kuptojë këtë dhe Evropa duhet të bëjë presion të madh mbi qeverinë serbe që të ndërpresë të gjitha lidhjet me rusët, të ndërpresë të gjitha lidhjet me regjimin e Vladimir Putinit, lidhjet politike, lidhjet energjike dhe çdo lidhje tjetër për të vendosur sanksione kundër Rusisë dhe viza për qytetarët rusë. Dhe nëse e kemi këtë, atëherë do të shohim një situatë ku askush nuk do të fillojë të bëj thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, sepse kur të ndërpriten lidhjet mes Rusisë dhe Serbisë, do të ketë paqe në Ballkan dhe Serbia do të fillojë të ketë politikë të ndryshme, jo menjëherë, por pas një kohe, pas disa kohësh, do të ketë politikë të ndryshme në Serbi”, thotë Stojkoviq për KosovaPress.
Para disa ditësh mediat serbe shkruanin se Vuçiq ka thënë se në 11 vjetët e fundit ka investuar 8 miliardë euro për serbët në Kosovë, por një gjë të tillë, avokati serb e quan gënjeshtër.
Sipas tij, po të qëndronte një gjë e tillë, në veri të Kosovës do të krijohej një “Dubai i vogël”. Megjithatë, nuk mohon se kriminelët serbë janë ndihmuar financiarisht nga Serbia.
Stojkoviq: Vuçiq po gënjen
“Mendoj se Vuçiq po gënjen. Tetë miliardë euro në veri të Kosovës, kur?… Oh mirë, kjo është gënjeshtër. Nëse ka tetë miliardë euro (investime) në veri të Kosovës, veriu i Kosovës do të dukej si Dubai. Por siç e shihni, është pjesë e varfër e Kosovës, ata janë njerëz që s’kanë para, vetëm kriminelët atje kanë para. Pra, kjo është një gënjeshtër e qartë…Natyrisht, ata kriminelë në veri të Kosovës nuk do të mund të bënin biznes nëse nuk janë nën mbështetje financiare nga Beogradi në mënyra të ndryshme, përmes lidhjeve me biznesin publik etj., por tetë miliardë euro është e pamundur”, shton ai.