Lajme

Strukturat e reja të LDK’së, Haziri: Nga 19 nëntor ka nisë rikthimi i shpresës për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:45 / 9 December 2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas përmbylljes së procesit të zgjedhjes së të gjitha strukturave partiake.

Haziri ka publikuar një fotografi duke thënë se aty ndodhet lidershipi i ri katër vjeçar i LDK-së.

Tutje nënkryetari i sapozgjedhur ka thënë se Rikthimi i madh i LDK-së ka ndodhur më 19 nëntor, për t’i dhënë shpresë dhe besë Kosovës.

“Lidershipi i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës 2023/2027. Brezi i Republikës i zgjedhur. Rikthimi i madh ka filluar me 19 nëntor, për t’i dhënë besë dhe shpresë Kosovës!”