Lajme

Stublla: SBASHK ngriteni zërin kur ne jemi të detyruar të punojmë me nga 40 e më shumë nxënës në klasë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:14 / 10 September 2022

Nga Elenë Stublla

Është tejet shqetësuese se si emri i mësimdhënësve me dekada të tëra kujtohet vetëm kur ndizen “luftërat” në mes qarqeve të ndryshme politike.

Mësuesi nuk është vegël për hakmarrje!

Para se të vijmë deri tek “lëmosha” që SBASHK-u kërkon në emrin tonë kujtojmë që mirëqenia e mësuesit është e përdhosur fillimisht po nga kjo organizatë ku në krye të saj prijnë njerëz që nuk e duan arsimin.

Mësimdhënësi shahet për cilësinë e dobët në arsim, në ndërkohë i kërkohet standarde evropiane në kushte afrikane.

Para se të kërkoni lëmoshë në emrin tonë, ju zotërinj ngritne zërin kur ne jemi të detyruar të punojmë me nga 40 e më shumë nxënës në klasë, kur ne përballemi me nxënës me nevoja të veçanta pa pasur asistente për ta, kur mjetet didaktike njihen vetem si terme në shumicen e shkollave tona, kur sëmuremi nuk ka zëvendësim për ne dhe se ato 20 ditët e pushimit mjekësor a janë të mjaftueshme për të prekurit me sëmundje kronike?!…